BallinaBotaBabai me foshnjen e porsalindur mbrohet nga raketat e Hamasit që i...

Babai me foshnjen e porsalindur mbrohet nga raketat e Hamasit që i fluturojnë “mbi kokë” (VIDEO)

Forcat e mbrojtjes së Izraelit publikuan një video që tregon një baba duke u përpjekur të kthehej në shtëpi me një foshnjë të porsalindur, por pikërisht në atë moment, binin raketat e lëshuara nga Hamasi.

“Vendoseni veten në vendin e këtij babai. Ecni me një fëmijë të porsalindur. Papritmas, ju e gjeni veten nën zjarrin e raketave”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Kjo e fundit është bërë në një autostradë, dhe tregon një burrë që mban foshnjën fort në krahë, ndërsa i frikësohet goditjeve.

Me sa shihet në video, ata ndodhen në kalimin midis rrugëve dhe tingulli i një shpërthimi jehon nëpër qiell.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular