BallinaKryesoreBasha drejt rikandidimit si kryetar, flet Jemin Gjana: Nuk është i detyruar...

Basha drejt rikandidimit si kryetar, flet Jemin Gjana: Nuk është i detyruar të dorëhiqet, statusi i PD….

Kryetari i Komisonit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana paralajmëroi se Lulzim Basha do të garojë më 13 qershor në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike me kostumin e kryetarit aktual.

Jemin tsyGjana doli para mediave ku interpretoi statutin e partisë.

“Është debatuar shumë në 2017-ën në Kuvendin Kombëtar të PD nëse duhet të kishte një normë statutore që e detyron dorëheqjen e kryetarit dhe ajo nuk është miratuar”, tha Gjana.

Dorëheqja, shpjegoi Gjana, është në dorën e vullnetin e Bashës. “Në statut nuk ka detyrim dorëheqje, pjesët e tjera duhet janë individuale”, tha ai.

Në lidhje me dokumentacionin që duhet të dorëzojnë kandidatët që do të rivalizojnë Bashën më 13 qershor, ai pritet që të jetë formulari i kandidatëve për deputetë. Deri më tani, vetëm Fatbardh Kadilli ka shprehur publikisht ambicien për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular