BallinaAktualitetItalia heq karantinën për shtetasit nga BE, çfarë vendosi për shqiptarët

Italia heq karantinën për shtetasit nga BE, çfarë vendosi për shqiptarët

Pas përmirësimit të situatës nga Covid, Italia ka vendosur heqjen e karantinës për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Dekreti i ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj që lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit, ka hyrë dje në fuqi.

Ndërkohë për shqiptarët, që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.

Fundjavën që lamë pas, jo vetëm në Itali, por edhe Spanjë e Portugali ka nisur rihapja graduale e plazheve, pishinave dhe qendrave të tjera verore për argëtim.

Portugalia dhe Holanda kanë nisur lejimin e hyrjes së shtetasve të huaj nga disa vende europiane për sezonin turistik. Lehtësimin e masave të bllokadës do ta nisë nga e hëna edhe Turqia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular