BallinaOP EDJa arsyet pse jam në krahë të Lulzim Bashës!

Ja arsyet pse jam në krahë të Lulzim Bashës!

Nga Ilirjana Kuçana

“Nëse biem dakord që zgjedhjet janë manipuluar, bëhuni pjesë e luftës sonë. Nëse për ju zgjedhjet kishin standart unë jap dorëheqjen e menjëhershme!”

Ishin këto fjalët e kryetarit të Partisë Demokratike që bënë të heshtnin të gjithë “kundërshtarët” e tij brenda partisë. Jo se ishin fjalët e ndonjë “banditi” që po presiononte kundërshtarët e tij politikë, por sepse këto dy fjali zhveshën kundërshtarët e tij dhe treguan qëllimet e tyre okulte. Kryetari Basha po vazhdon të tregojë lidership, dhe përsëri një lidership të moderuar. Këtë model ka treguar gjatë gjithë fushatës së tij. I palodhur, i duruar, në kontakt të vazhdueshëm me çdo votues dhe qytetar të thjesht. Nëse sot sulmojmë Bashën, pse nuk erdhi në pushtet Partia Demokratike, pa analizuar të gjitha kushtet se si u zhviluan këto zgjedhje, nuk po bëjmë luftë për përmirsimin e PD apo sistemit, por po i shërbejmë Ramës duke i dhënë kredibilitet për zgjedhjet e vjedhura dhe jo të fituara. Të mos përfshish bandat, të mos delegosh të fortët, të mos kesh para droge është paaftësi??? Mos sot gishtin e drejtuar ndaj Bashës duhet ta kthejmë ndaj sistemit? A duhet Basha të bëhet pjesë e sistemit apo sistemi të orientohet drejt modelit që Basha ofron? Unë jam vetë dëshmitare e fushatës model që kryetari i opozitës zhvilloi. Për të vlerë kishin votat e pastra e me dinjitet të qytetarëve që u bënë pjesë e ndryshimit. Kush pretendon sot që Basha nuk frymëzon, le të analizojë si erdhën 622.000 vota pa një qelizë pushteti? Nuk ka njeri perfekt, por që dhe të gjykosh një njeri pa qenë në krah të tij, nuk është e drejtë. Këta njerëz që sot po sulmojnë sot kryetarin, nuk dihet nëse e kanë votuar PD se për kontributin e tyre jemi dëshmitarë të gjithë që nuk kanë asnjë kontribut në fushatën e fundit. Njerëz të cilët nuk udhëhiqen nga këto ideale, parime dhe fryma e këtij kryetari nuk duhet të jenë pjesë e PD dhe aq më tepër të pretendojnë të jenë në kupolën drejtues sepse rrjedhimisht nuk janë shembulli për të cilin PD mori 622.000 vota. Kam qenë dëshmitare dhe kam parë në sytë e qytetarëve frymëzim të përçuar nga Basha. Përveç axhendës së ngjeshur që pati këtë fushatë ka marrë pjesë dhe në takime të paaxhenduara nga ai, vetëm me vetëm për të fituar dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Pa përfshirë bandat, kriminelët, oligarkët, administratën por duke ju afruar grupit më të madh të interesit, popullit. Në vend që të sulmojm sistemin e bandave, të fortëve, mafies së legalizimit, tenderave, përfshirjen e administratës haptazi duke vendosur koordinator drejtorët e mëdhenj, mamuth të korupsionit, sulmojnë Bashën që nuk i qasi. Unë i kam qëndruar dhe do të vazhdoj ti qëndroj Lulzim Bashës në krah për vlerat perëndimore që ai përfaqson dhe ndryshimet që ai do të bëjë në sistemin aktual në Shqipëri. Deri më tani po respekton mendimin ndryshe në Parti, duke mbajtur hapur derën e PD për grupime që duke menduar ndryshe rrisinin elektricitetin në këtë parti. Fundja Partia Demokratike është parti e mendimit ndryshe, parti që shembi pushtetin komunist dhe që me kontributin e saj ka sjellë proçeset më demokratike në Shqipëri dhe një kontribut të padiskutuar në rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Do ti qëndroj në krahë sepse mendoj dhe besoj që vetëm shembulli i tij do ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të jetueshëm për vajzën time dhe të rinjtë në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular