BallinaKronikeStrehohet në 'shtëpitë' e mafias shqiptare/ Pas bosit turk, shpallen në kërkim...

Strehohet në ‘shtëpitë’ e mafias shqiptare/ Pas bosit turk, shpallen në kërkim dhe tre të besuarit e tij

Kërkimet për gjetjen e Faruk Fatih Özer, themeluesit dhe menaxherit të kripto-monedhave turke Thodex vijojnë çdo ditë. Ato janë përqendruar vetëm në Shqipëri pasi ka dyshime se ai ende ndodhet në Tiranë dhe nuk është larguar për asnjë moment nga kryeqyteti.

Sipas mediave turke, autoritetetet në Turqi janë duke kërkuar edhe tre persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me Ozer që ai të arratisej. Mësohet se policia turke po kërkon që të arrestojë, zhvilluesin e softuerit Oral Ç?nar, Rana Azap që punon në departamentin e financave dhe Zuhal Özer, gruaja e vëllait Güven Özer, i cili është ndër të dyshuarit e arrestuar.

Nga ana tjetër, Faruk Fatih Özerin ende raportohet se të jetë në Shqipëri. Sipas të njëjtave burime Özeri fshihet në shtëpi të fshehta të përdorura nga organizata të paligjshme dhe mafia shqiptare. Si shpërbllim u jep pjesë nga shuma e parave që ka sjellë me vetë nga Turqia.

Ka dyshime se Ozer ka lidhje me mafien dhe plani i arratisjes është i mirëmenduar dhe i kryer në bashkëpunim me mafien shqiptare. Këto dyshime vijnë pas Ozer u prit në Tiranë nga një çift që në fillim e sistemuan në hotel të arratisurin e më pas në shtëpi private.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular