BallinaBotaVIDEO/Shëtitja me ashensorin e xhamit, pamje mahnitëse të Nju Jorkut nga 370...

VIDEO/Shëtitja me ashensorin e xhamit, pamje mahnitëse të Nju Jorkut nga 370 metra lartësi

Gjatë vjeshtës Nju Jorku do të bëhet me një atraksion të ri – ashensorin e xhamit me të cilin vizitorët do të mund të shëtitin dhe që do të vendoset në një prej ndërtesave më të larta të këtij qyteti – në kullën e Manhattan – “One Vanderbilt”.

Ashensori i mbyllur i xhamit do të ngjitet në 370 metra lartësi nga pjesa e jashtme e ndërtesës – duke ofruar në këtë mënyrë pamje mahnitëse të qytetit.

Kjo kullë është e katërta për nga lartësia – me plot 427 metra, ndërsa më e larta është One World Trade Center me 541 metra.

“Kemi krijuar një destinacion që i ofron turistëve përvojë interaktive që do të mbahet mend tërë jetën me pamjen më të mirë të New Yorkut”, tha Mark Holiday, drejtor ekzekutiv i kompanisë SL Green.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular