BallinaKronikeE masakroi me sende të forta, i moshuari bën për spital kunatën....

E masakroi me sende të forta, i moshuari bën për spital kunatën. Arrestohet “trimi” në Vlorë

Dhuna në familje vijon të jetë fenomen shqetësues në Shqipëri. Policia e Lushnjës ka vendosur në pranga një 70-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës.

Policia njofton se arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Dhunë në familje edhe në Vlorë

Edhe policia e Vlorës ka arrestuar një 35 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. R., 35 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.”, njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular