BallinaKronike"Kur të çoj foto kali, dil..."/ Mesazhi që futi në kurth Endri...

“Kur të çoj foto kali, dil…”/ Mesazhi që futi në kurth Endri Mustafën, e veja tregon si ia mashtruan burrin

Një foto me kalë duket se ishte kodi që nxorri jashtë shtëpisë Endri Musfatën, për të mos u kthyer më kurrë tek familja e tij, pasi do të ekzekutohej në dalje të Shkodrës.

Bashkëshortja e tij, në një prononcim për median, ka zbuluar edhe skemën sesi adoleshenti i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje, kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe kishte biseduar gjatë ditës.

Bashkëshortja e viktimës tregon se 15-vjeçari i arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen, “i ka thënë burrit që ‘nuk po të shkruaj mesazhe, por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë’. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me të”.

Gruaja nuk di të thotë për temën e bisedave që mund të jetë bërë, por tregon se i kishte thënë që të mos merrej me adoleshentin e identifikuar si Ergys.M.

“Ishte fëmijë nuk ia vura veshin dhe i thashë mos u merr me të sepse e dinim se me çfarë merrej. Më tha se po shkonte me djalin.

Gruaja thotë se Endri ka dalë nga shtëpia pa armë dhe pasi e kishte të besuar, ndaj pistoleta e gjetur në vendngjarje mbetet mister.

“Adoleshenti që në tetor të 2020 nuk kishte ardhur. Na ka ardhur ditën e Bajramit. Endri ka dalë nga shtëpia vetëm me një jelek pa armë. E kam përcjellë unë tek dera e më tha po vij e nuk vonoj 10 minuta deri në Livade. Ky ka dalë me dikë që i ka besuar sepse ai nuk dilte me njerëz që nuk besonte. Burri im as kur vinte kush në derë të shtëpisë nuk ia hapte derën pa e njohur.” 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular