BallinaAktualitetMjeku shqiptar në SHBA: Covid-19 nuk është vetëm virus i mushkërive, prek...

Mjeku shqiptar në SHBA: Covid-19 nuk është vetëm virus i mushkërive, prek të gjitha…

Mbi 80% e pacientëve që janë prekur nga Covid-19 dhe kanë qenë të shtruar në spital kanë komplikacione neurologjike, të cilat lënë pasoja në sistemin nervor.

Në këtë përfundim ka dalë studimi global, një nga më të mëdhenjtë që është realizuar gjatë kësaj periudhe pandemie. Studimi Global i Konsorciumit të Disfunksionit Neurologjik për COVID-19 mblodhi të dhëna nga 133 shtete në botë, për të analizuar lidhjen midis dëmtimit neurologjik dhe Covid-19.

Shefi i hulumtimit Sherry Chou, profesor i asociuar i kujdesit intensiv, neurologjisë dhe neurokirurgjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh, shpjegon se që nga fillimi i pandemisë u vu re se një numër i lartë i njerëzve me simptoma të rënda, që kërkuan trajtim në spital, zhvilluan edhe probleme neurologjike.

Në studim u përfshinë tre gupe pacientësh: Grupi i parë përfshinte 3.055 persona të shtruar në spital për Covid-19, pavarësisht nga statusi i tyre neurologjik. Grupi i dytë përfshinte 475 individë të shtruar në spital me simptoma neurologjike të konfirmuara klinikisht dhe në fund, grupi i tretë përbëhej nga 214 persona të shtruar në spital për të cilët ishte kërkuar një vlerësim nga një neurolog.

Hulumtimi tregoi se nga një grup prej 3,744 pacientësh të shtruar në spital, 82% paraqitën probleme neurologjike. Gati 4 në 10 individë raportuan se kishin dhimbje koke dhe rreth 3 në 10 thanë se kishin humbur nuhatjen ose shijen.

Mjeku shqiptar në SHBA: Covid-19 nuk është vetëm virus i

Nga sindromat e diagnostikuara klinikisht, më e zakonshmja ishte encefalopatia akute (e cila preku gati gjysmën e pacientëve), e ndjekur nga koma (17%) dhe goditja në tru (6%).

Studimi zbuloi gjithashtu se ata që vuajnë nga një gjendje neurologjike para-ekzistuese e çdo lloji (Alzheimer, migrenë kronike, demencë etj) kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë komplikacione neurologjike nëse preken nga SarsCov2.

Në një lidhje Skype për “Wake Up” nga Philadelfia, mjeku neurokirurg Gentian Toshkëzi bëri të ditur se kanë trajtuar pacientë me Covid që kishin vetëm probleme neurologjike dhe jo komplikacione të tjera. Ai sqaroi se kryesisht ata ishin mbi 60 vjeç.

“Ky virus filloi si një virus i sistemit respirator, por në fakt tregoi që pati një prekje të shumë organeve, por ato që ishin më të ndërlikuara, ndoshta ishin problemet me prekjen e sistemit nervor.

Në spitalin ku unë jam neurokirurg në këto momente, ishim ndër të parët në Amerikë që dhamë alarmin për prekjen e sistemit nervor dhe madje patëm pacientë që fillimisht u paraqitën vetëm me prekje të sistemit nervor, pa pasur simptoma të tjera.

Ky moment na bëri të vetëdijshëm që ky virus ishte më shumë se virusi i mushkërive, por kishte ndërlikime të tjera”, sqaroi mjeku i njohur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular