BallinaKronikeNga Brazili në Kosovë/ 400 kile kokainë e pastër, rrengu italian për...

Nga Brazili në Kosovë/ 400 kile kokainë e pastër, rrengu italian për të zbuluar itinerarin: Dyshime se i përket Ndraghetës

Lajmi i kapjes së 400 kileve kokainë të pastër në Lijpan të Kosovës me në një vlerë mbi 100 milionë euro ka bërë bujë në median italiane. Arsyeja se për për këtë superoperacion kanë bashkëpunuar forcat e policisë dhe ekipet e prokurorisë së posaçmë në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.

Gazeta “La Republica” shkruan se lënda narkotike e sekuestruar mund të jetë Ndraghetës e cila operon në këtë fushë dhe në zonën e Ballkanit

“Kush e urdhëroi ngarkesën dhe veproi si ndërmjetës i shtetit nuk dihet. Por që ‘Ndrangheta ka pasur monopolin e trafikut ndërkombëtar të kokainës për dekada tani, ashtu siç është marrëdhënia – historike dhe e strukturuar – midis klaneve kalabreze dhe mafive shqiptare. Elemente nga të cilët duhet filluar për një hetim që fillon me sekuestrimin- premtojnë burimet hetimore – dhe nuk mbarojnë”, shkruan gazeta

Rrengu i policisë

Policia e kishte identifikuar sasinë e drogës brenda kontejnerit që transportonte mishin që ishte transportuar nga porti i Santosit në Brazil, nëpërmjet skanimit radiogjenetik. Pakot 1 kilëshe me kokainën e pastër ishin futur brenda mishit dhe për këtë policia italiane vendosi që të mos kryente kapjen në flagrancë, por të ndiqte itinerarin se ku do të përfundonte kamioni me mish.

DEA amerikane kishte sinjalizuar për ngarkesën e drogës. Ajo u nis nga porti i Santosit në Brazil, më pas në portin kalaberez Gioia Tauro, port i preferuar nga organizatat e trafikut të drogës.

Operacioni në Itali është drejtuar nga kryeprokurori i Antimafias Giovanni Bombardieri. Për të gjetur porositësit, i është vendosur kontenierit chip. Në të ishte një ngarkesë me pula të ngrira me destinacion qytetin e Lipjanit, në Kosovë.

Droga ishte futur brenda kutive të mishit, e ndarë në pako një kilogramëshe. Mediat italiane thonë se është zgjedhur ky lloj paketimi për ta shpërndarë menjëherë, pa pasur nevojë të ripaketohej.

Grupit hetimor i mbetet që të gjejnë tashmë porositësin e kësaj sasi që mendohet se prapa saj është Ndragheta. 25 persona u ndaluan, ndërsa 7 prej tyre janw arrestuar nga policia.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular