BallinaAktualitetShkarkimi/Presidentit Meta i lihet afat për t'u mbrojtur deri të...

Shkarkimi/Presidentit Meta i lihet afat për t’u mbrojtur deri të…

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur që t’i japë kohë kreut të shtetit deri të hënën për t’u paraqitur dhe mbrojtur mbi akuzat e renditura nga mazhoranca si shkelje të Kushtetutës.

Por socialistët janë ndeshur sot me refuzimin e presidentit për t’u paraqitur në komisionin hetimor dhe kjo është cilësuar nga anëtarët e komisionit si një puç kushtetues. Kjo gjë u cilësua nga deputeti socialist Spartak Braho.

Mbledhja ka nisur me vendimin që Presidentit të Republikës t’i lihet një afat për t’u paraqitur në komision. Metës i është dhënë afat nga nesër deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë. “Jemi gati ta presim Metën nga Nesër deri të hënën Do të kemi një séance për të shqyrtuar provat, do të merren si provë dhe postimet e metës në rrjetet sociale. Jemi gati ta presim Metën nga Nneësë deri të hënën”, u shpreh Hyseni.

Deputeti i opozitës parlamentare, Ilir Stojku shprehu habinë e tij në lidhje me refuzimin e presidenitt. “IIlir Meta injoroi komisionin dhe deputetët, më shqetëson mosnjohja e kuvendit nga presidenti”, u shpreh Stojku.

Komisioni gjithashtu paraqiti në mbledhje pamjet e ofruara nga AMA të deklaratave të presidentit mbi kërcënimet e lëshuara dhe sulmet ndaj ndërkombëtarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular