Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes ku u gjet Endri Mustafa mungonte celulari i tij duke hedhur dyshime se ai mund të jetë marrë nga autorët.
“Celulari i viktimës nuk është gjetur dhe mendohet që mund të jetë marrë për ndonjë informacion. Nga momenti që ka dalë nga banesa dhe ka kaluar kohë, pra vrasësit kanë pasur kohë të kërkojnë dhe të bëjnë verifikime.”, u shpreh Lala.