Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”.
Një mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës dhe ka përfunduar në kanal me ujë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.
Palombarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave. Ndërsa kërkimet po vijojnë ende, për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën. Në vend ngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe Policia Rrugore.