BallinaKronikeEMRAT/ Aksidenti në aksin Milot-Mamurras, dy viktima, dyshohet për një të tretë

EMRAT/ Aksidenti në aksin Milot-Mamurras, dy viktima, dyshohet për një të tretë

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”.

Një mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës dhe ka përfunduar në kanal me ujë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.

Palombarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave. Ndërsa kërkimet po vijojnë ende, për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën. Në vend ngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe Policia Rrugore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular