Një tjetër viktimë është shënuar në aksidentin Milot-Mamurras. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit.
Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima teksa automjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë
Viktimat e tjera ishin S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar deri më tani 3 viktima.