Marash Logu: 3 pyetjet e mia për Zv.Komisioneren Shtetërore të Zgjedhjeve
Pyetja Nr. 1: Nga tabela e vënë në dispozicion nga ana juaj, rezulton se një person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Kuçovë, qarku Berat dhe një herë në bashkinë Gjirokastër. Pra, një person ka votuar në dy qarqe të ndryshme. Është kështu?
Përgjigje: Po.
Pyetje: Ky verifikim është kryer për të gjithë Shqipërinë?
Përgjigje: Po.
Pyetja Nr. 2: Nëse pajisja e identifikimit elektronik, nuk e pranon shenjën e gishtit të zgjedhësit, pavarësisht disa provave të përsëritura, ka të drejtë operatori të vendosi gishtin e tij, apo në çdo rast përbën shkelje të ligjit, për rrjedhojë cënim të rëndë të proçesit?
Përgjigje: Nëse pajisja nuk pranon shenjën e gishtit, atëherë duhet kaluar në nënshkrimin manual të listës. Në asnjë rast operatori nuk ka të drejtë të vendosë shenjën e gishtit të tij.
Pyetja Nr. 3: A ekziston mundësia që një person të paraqitet me 19 karta identiteti në një qendër votimi, pajisja të lexojë 19 kartat dhe të vendoset e njëjta shenjë gishti e këtij personit, dhe më pas ky të votojë 19 herë?
Përgjigje: Po, ekziston mundësia.