BallinaKronikeSherr për pronat në Durrës, dy vëllezërit rrihen me sende të forta...

Sherr për pronat në Durrës, dy vëllezërit rrihen me sende të forta me dy persona të tjerë

Policia e Durrës ka vënë në pranga 4 persona, pas një konflikti masiv me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë”, bën me dije policia.

Të arrestuarit, pas një konflikti të përsëritur për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasit H. Gj. i janë shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular