BallinaKryesoreBerisha: PD të mbajë marrëdhënie shumë të mira me ambasadën e SHBA

Berisha: PD të mbajë marrëdhënie shumë të mira me ambasadën e SHBA

Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit, për ndalimin e udhëtimit në Amerikë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, ai tha tha se kjo gjë nuk duhet të ndikojë te PD në marrëdhëniet me Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe me ambasadoren Yuri Kim.

Ish-kryeministri deklaroi se PD duhet të mbajë marrëdhënie shumë të mira me ambasadën amerikane.

‘Qëndrimin më të mirë të mundshëm. Unë jam për marrëdhënie shumë të mira. Por vetëkuptohet se harmonizimi i parimeve, platformave është një çështje që kërkon kohë’, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se grupi parlamentar i PD nuk do të ketë asnjë lidhje në betejën e tij me Antony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit. Berisha thotë se betejën në Gjykatën e Francës do e bëjë vetë me avokatët.

’Grupi parlamentar s’ka asnjë lidhje me betejën time. Do e bëjnë avoketërit dhe Berisha, grupi parlamentar ka detyrat e veta’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular