BallinaKryesoreEkzekutimi i 38 vjeçarit në Vlorë/ Ervin Salianji: Bashkëpunëtorët e presionit e...

Ekzekutimi i 38 vjeçarit në Vlorë/ Ervin Salianji: Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!

Pas ekzekutimit të 38 vjeçarit në Vlorës dhe plagosjes së një shtetasi tjetër në Bashkinë e Dimalit, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thekson se siguria publike është në degradim të plotë.

Ai thotë se situata është jashtë kontrollit, duke shtuar se bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!

Reagimi i plotë:

Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal….

Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë  media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit. Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve.

Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën!

Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular