BallinaBotaFOTOT/Sonda Tianwen-1 dërgon imazhet e para nga sipërfaqja e Marsit

FOTOT/Sonda Tianwen-1 dërgon imazhet e para nga sipërfaqja e Marsit

Dy foto dhe video të bëra nga sonda Tianwen-1 gjatë dhe pas uljes së parë në Mars të një anije kozmike kineze u publikuan nga Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA). Tianwen-1 mbërriti më 15 maj në pjesën jugore të planetit, duke u bërë sonda e parë kineze që u ul në planetin e kuq, citon “Xinhua”.

Fotoja e parë, një imazh bardhezi, u mor nga një aparat fotografik i krijuar për të zbuluar dhe shmangur pengesat, të instaluar në pjesën e përparme të roverit. Horizonti i Marsit duket i lakuar nga lentet me kënd të gjerë. Fotoja e dytë, me ngjyra, është marrë nga kamera e lundrimit e montuar në pjesën e pasme të roverit, ku shfaqen imazhet e tokës së kuqe dhe shkëmbinjve në sipërfaqen e Marsit.
Anija kozmike gjithashtu dërgoi një video të marrë nga një aparat fotografik i modulit orbitues, duke treguar momentin e shkëputjes nga ky i fundit i zbarkuesit dhe roverit gjatë uljes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular