Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur në fshatin Lipe të Përmetit ku mbeti e plagosur një 14-vjeçare. Sipas policisë 14-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën
“Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia
![Permet Humnera](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/05/permet-humnera-2.png)
Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se vajza ka dëmtime në gjymtyrë dhe po pritet transporti me helikopter drejt Tiranës. Në foto vendi ku ra vajza 14-vjeçare.