BallinaKryesoreRinumërimi në Berat/ LSI ngushton sërish diferencën, ja sa vota i duhen...

Rinumërimi në Berat/ LSI ngushton sërish diferencën, ja sa vota i duhen për të marrë mandatin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ  vijon edhe sot me rinumërimin e votave për qarkun e Beratit.

Nga 83 kuti të numëruara deri tani nga 114 që do ti nënshtrohen këtij procesi, diferenca midis PS dhe LSI është 65 vota. LSI në këto kuti ka rikuperuar 12 vota, duke iu afruar më shumë marrjes së mandatit.

Gjithsesi, palet duhet të “mbajnë frymën”, pasi mbeten për t’u numëruar edhe 31 kuti. Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit.

KAS la të hapur mundësinë e rinumërimit edhe të pjesës tjetër në rast se provohet deformim rezultati, pra ngushtim i diferencës apo ndryshim rezultati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular