BallinaKronike1 vit më parë plagosi nipin e ish-kapos së Shkodrës dhe shokun...

1 vit më parë plagosi nipin e ish-kapos së Shkodrës dhe shokun e tij, policia arreston 36-vjeçarin në “Pedonale’

Policia ka arrestuar Enton Dushaj, 36-vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes së shtetasve Erison Gjeka dhe Ndue Pali, ngjarje kjo e ndodhur me datë 25 gusht të vitit të kaluar.

Mësohet se 36-vjeçari i shpallur në kërkim që në atë kohë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” u arrestua në vendin e quajtur Truma e Dugajve të Reja në Shkodër, pas pedonales “Kolë Idromeno”.

Ai u arrestua nga forcat “Shqiponja”.

Dushaj, me datë 25 gusht të vitit 2020, plagosi Erison Gjekën, nipin e të ndjerit Gjon Gjeka, një nga emrat e njohur të krimit në Shkodër.

Plagosja ndodhi në zonën e Fermentimit, ndërsa 24-vjeçari po shkonte me një motor drejt banesës, së bashku me shokun e tij Ndue Pali, që gjithashtu mbeti i plagosur. Të dy ata arritën të shpëtonin, pavarësisht plagëve të marra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular