BallinaKronikeSpanja si “shpella” për t’u fshehur/ E përbashkëta e ekzekutimit të Troqes,...

Spanja si “shpella” për t’u fshehur/ E përbashkëta e ekzekutimit të Troqes, Birçaj dhe Cakës në Vlorë dhe Elbasan

Mbrëmjen e së premtes, Delon Troqe, 38 vjeç u qëllua me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Viktima kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga Spanja. Po ashtu, mësohet se viktima ka qenë i dënuar dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Troqe kishte në pronësi një servis skafesh në Vlorë

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Mbrëmjen e së premtes, Delon Troqe, 38 vjeç u qëllua me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Viktima kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga Spanja.

Dy vrasjet e tjera

10 maj Bledar Birçaj u ekzekutua në mes të ditës me kallashnikov. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, por është liruar për mungesë provash dhe sapo ishte kthyer nga Spanja.

11 maj Everest Cakaj u ekzekutua në sytë e gruas së tij në Elbasan. Çifti Caka sapo ishte kthyer nga Spanja.

Asnjë autor nuk është arrestuar ende për të tri vrasjet, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Pistat e hetimit janë aktivitete kriminale të kryera në Spanjë dhe kthimi i tyre në Shqipëri si larje hesapesh dhe trafiku i drogës. E përbashkëta e këtyre ngjarjeve është kthimi i të tre viktimave nga Spanja dhe ekzekutimi me kallashnikov.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular