Kryetari i PD dhe opozites shqiptare Lulzim Basha ka refuzuar sot ftesën e ministrisë së Mbrojtjes për të qënë prezent në ceremoninë e ‘Defender 21’ në sheshin ‘Nënë Tereza’. Ky konfirmim u tha në një artikull të publikuar nga ‘Zëri i Amerikës’.
‘Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.’- shkruhet në artikull.
Siç shihet dhe në fotot nga ceremonia e rastit, karrigia që besohet se ishte rezervuar për Bashën, pranë presidentit Ilir Meta është bosh.
Kujtojme qe në çeljen e stërvitjes Defender Europe, Basha nuk u ftua në ceremoni. Yuri Kim deklaroi në mjë intervistë se ftesat i bën ministria e Mbrojtjes.