BallinaKryesoreEMRAT/Kryesia e PD po shqyrton 9 kandidaturat për zgjedhjen e kryetarit më...

EMRAT/Kryesia e PD po shqyrton 9 kandidaturat për zgjedhjen e kryetarit më 13 qershor

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Mbledhja po zhvillohet në selinë blu, ku do të shqyrtohen dhe kandidaturat për zgjedhjen e kryetarit të PD-së më 13 qershor.

Basha ka autorizuar dy nën/kryetarët, Edi Paloka, Edmond Spahon dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhin për të drejtuar mbledhjen.

Kjo mbledhje ka në rend të ditës, shqyrtimin dhe më pas miratimin e kandidatëve për kryetar të PD-së.

Ora News, mëson se kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike janë 9:

Admir Mulaj

Edmond Vrapi

Sabri Hoxha

Mirjan Jashanllari

Lulzim Basha

Agron Shehaj

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Ibsen Elezi.

Për të marrë miratimin e kryesisë këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë.

Këshillit Kombëtar më 16 Maj vendosi që më 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Ndërkohë Këshilli vendosi edhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor të PD që do të jenë; Jemin Gjana në rolin e kryetarit, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani si anëtarë dhe Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri si ndihmës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular