BallinaKronikeI zbathur dhe në mes të rrugës, gjendet një person i vrarë...

I zbathur dhe në mes të rrugës, gjendet një person i vrarë në Elbasan, dyshimet e para

Gjendet i vrarë një person në Elbasan. Burime jo zyrtare bënë me dije për “BalkanWeb” se një person është gjetur në rrugë i pajetë në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave të para, viktima ka një plagë pas koke.

Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është mashkull rreth 50 vjeç.

Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.

Dyshohet që vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe viktima të jetë hedhur në rrugën ku u gjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular