BallinaPolitikeAgron Shehaj bën lëvizjen e radhës, çfarë pritet sot

Agron Shehaj bën lëvizjen e radhës, çfarë pritet sot

Kandidati për kreun e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Agron Shehaj, ka lajmëruar sot mbajtjen e një konference për mediat.

Të dashur miq. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Sot kam thirrur mediat për konferencë shtypi në orën 18.00 në Hotel Rogner. Ju ftoj të më ndiqni!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sjellim në vëmendje që përpos Shehajt në garën për drejtuesin e selisë blu janë edhe Edith Harxhi, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli. Ndërkaq 5 kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Ibsen Elezin nuk morën dritën e gjelbër të Kryesisë.

Mesohet se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë ka pasur shumë abstenime për kandidaturën e Agron Shehajt.

“Unë mendoj se duhet të jetë në garë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Nuk mendoj se ka vend për persona të cilët mendojnë më shumë për promovimin e tyre politik. Nuk mund t’i japim zë një njeriu për marketing politik. Duhet që të ketë platformë, duhet të ketë ide. Ibseni ka dashur gjithmonë të shkatërrojë PD-në, duke e sulmuar nga matanë gardhit”, deklaroi Kreshnik Çollaku.

Ndërkaq, Jorida Tabaku deklaroi: “Parimisht jam dakord që të jetë lista me 4 kandidatët. Por ne nuk mund të vendosim kandidatë njerëz që kanë momentet e lavdisë në TV. Cilësia e kësaj gare do të tregojë cilësinë e partisë nesër dhe ne duhet te sigurohemi që ka gjithëpërfshirje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular