Një shpërthim është regjistruar sot në një minierë në Bulqizë, ku për pasojë është plagosur një minator. Ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Mësohet se punonjësi i plagosur është 36 vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.