BallinaOP EDShqipëria vendi i vrasjeve mafioze!

Shqipëria vendi i vrasjeve mafioze!

Nga Xhemal Gjunkshi

Krimi shqiptar tendencë në rritje
Atentate, vrasje mafioze, aksidente rrugore, trafikim lëndësh narkotike, është kjo një panoramë e trishtë për një vend që aspiron zhvillim dhe një figurë e shëmtuar për një politikë që premton ëndrra dhe ofron dështime.
Në portale dhe televizione mbizotëron kronika e zezë, pasiguria është kthyer në normë, siguria e qytetarëve në vend është vënë seriozisht në pikëpyetje.
Partia në pushtet mburret për stabilizim të vendit, ku atentatet, vrasjet dhe droga i përkasin të shkuarës por situata nuk është aspak normale. Krimi është sofistikuar dhe ka lëshuar rrënjë thellë. Qeveria bën syrin e verbër dhe u lejon terren të lirë grupeve kriminale. Një situatë alarmante, ku jeta e qytetarëve përkeqësohet çdo ditë.
Ku është rendi?
Ku është siguria?
Ku është propaganda e qeverisë se në vend ka rend dhe siguri?
Beteja me krimin në vend po kthehet në mision të pamundur. Siguria po rëndohet çdo ditë, vrasjet janë bërë një fenomen i përditshëm. Shifrat janë alarmante, situata është e pazakontë.
Shqiptarët janë të zhgënjyer, të dëshpëruar, kërkojnë shpresë, siguri, mirëqenie, zhvillim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular