BallinaAktualitetVeliaj në përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Gazetarja nga Roma: Lajmi i fundit, prokuroria...

Veliaj në përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Gazetarja nga Roma: Lajmi i fundit, prokuroria në Itali ka ….

Në lidhje direkte nga Roma me A-Show me gazetarin Adi Krasta, gazetarja Alba Kepi, ka dhënë informacione të rëndësishme se çfarë po ndodh me një nga hetimet më të rëndësishme që mendohet të trondisë thellë edhe politikën shqiptare, atë ‘ Basso Profilo’, ku persona të lidhur me Ndraghetan siçiliane janë të lidhur me afera korruptive me politikanë shqiptarë në maxhorancë në Shqipëri, në aktivitete që fshihen pas pastrimit të parave, ku i përmendur në përgjimet e Ndraghetas është edhe emri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kepi ka bërë të ditur se janë mbyllur hetimet paraprake dhe se muajt e fundit ka pasur një sërë takimesh midis antimafias italiane dhe prokurorëve shqiptarë.

‘Në fakt lajmi i fundit është se janë mbyllur hetimet e fundit paraprake të prokurorisë antimafia dhe të gjykatës së Catanzaros në lidhje me operacionin ‘Basso Profile’.

Në regjistrin e  personave të vendosur në hetime janë 85 emra midis të cilëve 7 janë shqiptarë, të cilat janë ata që përdoreshin  si ‘presta nome’ apo si persona fiktiv për të mbuluar biznese që përdoreshin nga ky grupim mafioz kriminal, ku me punët merrej Princi apo Antonio Gallo i cili menaxhonte paratë e klaneve mafioze të një familje shumë të fuqishmë në Katanzaro në Kalabri dhe me një influencë të madhe në Ndragheta.

Gjëja e rëndësishme është se të gjithë personat që kishin bërë investime në Shqipëri, të gjithë këto persona janë vënë në akuzë të fortë te nenit 411 bis të pjesëmarrjes në aktivitete kriminale mafioze.

Në akuzat e tyre, në këtë dosje të dytë që është më pak voluminoze se dosja e parë, të gjithë këta persona janë hetuar pikërisht për faktin që kanë dashur të investojnë në Shqipëri me qëllim për të pastruar paratë që i merrnin nga familjet mafioze.

Një emër shumë i rëndësishëm është Lorenzo Çesa i cili nënvizohet në këtë dokument se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ishte eurodeputet dhe ky person në bashkëpunim me një tjetër personazh shumë të rëndësishëm, me Alessandro D’Ercole kishin premtuar të krijonin në Shqipëri kompani të reja me pretendimet që D’Ercole kishte lidhje dhe njohje me administratën shqiptare. Ky është një hetim i antimafias italiane. Janë emra, ngjarje, fakte që kanë lidhje me një personazh mafioz të Ndraghetas.

Dimë se gjatë këtyre muajve kanë evoluar takime midis antimafias italiane dhe prokurorisë shqiptare, por nuk dimë më shumë informacione.

Glenda Giglio e cila ndodhet aktualisht në arrest shtëpie, e ka publikuar edhe në profilin e saj në facebook që ka bërë foto, ka takuar kryerarin e Bashkisë së Tiranës. Nuk ka qenë e fshehtë në këtë qasje. Mund të ketë qenë edhe dëshira e këtyre funksionarëve shqiptarë për tu dukur se punojnë bashkërisht me Italinë.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular