BallinaBotaStudiuesit  e viruseve në Wuhan nuk janë infektuar

Studiuesit  e viruseve në Wuhan nuk janë infektuar

Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” njoftoi më 23 maj se në një “raport të zbulimit  amerikan, thuhet se në nëntorin e vitit 2019, para konfirmimit të ndodhjes së epidemisë në Kinë, tre studiues në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it “u sëmurën dhe shkuan në spital për mjekim”. Sipas gazetës, bazuar në këtë raport, bota e jashtme mund të bëjë thirrje për hetim për të përcaktuar nëse koronavirusi i ri ka dalë nga laboratori. Lidhur me këtë, një njohës shumë i mirë i situatës në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it tha në një intervistë për gazetën kineze “Global Times” se në institut nuk ka pasur tre studiues të infektuar siç thuhet në raport.

Ai tha se një pretendim i tillë “nuk ka asnjë bazë, është gënjështër”, duke shtuar se nuk e di burimin e këtij raporti, por në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it nuk ka pasur një situatë të tillë.

Në konferencën e rregullt për shtypin të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës të hënën, zëdhënësi Zhao Lijian tha në përgjigje të pyetjes përkatëse se Instituti i Virologjisë i Wuhan-it pranë Akademisë Kineze të Shkencave ka publikuar një deklaratë më 23 mars të këtij viti, ku thuhet se para 30 dhjetorit 2019, Instituti i Virologjisë i Wuhan-it nuk ka qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit të ri. Deri më tani, studiuesit, punonjësit dhe pasuniversitarët nuk janë infektuar me koronavirusin e ri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular