BallinaAktualitetTransparencë dhe rregulla të barabarta në garë në për kreun e PD....

Transparencë dhe rregulla të barabarta në garë në për kreun e PD. Jemin Gjana detajon vendimet konsensuale të Komisionit Zgjedhor

Transparencë dhe rregulla të barabarta në garë n për kryetar të PD. Jemin Gjana detajon vendimet konsensuale të Komisionit Zgjedhor

Pjesë nga deklarata e Kryetarit të Komiisonit Zgjedhor, Jemin Gjana

Komisioni Zgjedhor për Kryetarin e PD plotësohet me 4 anëtarë. Secili kandidat ka 1 përfaqësues të tij në komision.

Komisioni miratoi kalendarin e ecurisë së procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues.

Kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit në të gjithë vendin. Ata do të trajnohen me ndihmën e fondacionit Konrad Adenauer.

Modalitetet e fletës së votimit do të përcaktohen deri në datën 6 qershor, ndërsa deri në dt 7 qershor caktohen vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve.

Materialet e votimit do të tërhiqen nga kryetari komisionit të votimit dhe secili kandidat ka të drejtë të vendosë një shoqërues për materialet e votimit në çdo degë.

Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive perosnale.
Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë provesin të besueshëm dhe transparent.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular