BallinaKronikeDATA/Dosja “Tahiri” shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori i çështjes

DATA/Dosja “Tahiri” shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori i çështjes

Në korrik, Gjykata e Lartë pritet të nisë shqyrtimin e dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni.

Kujtojmë se ish-ministri Saimir Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Çështja në Gjykatën e Lartë përfundoi pasi Tahiri bëri rekurs kundër vendimit për të nisur rigjykimin në shkallën e parë, pas dënimit me tre vite shërbim prove nga Krimet e Rënda.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular