BallinaBotaGafa e tmerrshme/ Gazetarja ngatërron emrat, njofton vdekjen nga covid 'të shkrimtarit...

Gafa e tmerrshme/ Gazetarja ngatërron emrat, njofton vdekjen nga covid ‘të shkrimtarit William Shakespeare’

Një kanal televiziv në Argjentinë ka bërë një gafë të tmerrshme, pasi njoftoi se William Shakespeare, “një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze” kishte vdekur pas vaksinimit kundër covid.

Gafa e pafalshme ndodhi të enjten kur folësja e lajmeve në Canal 26, Noelina Novillo, teksa po raportonte për vdekjen e burrit të parë të vaksinuar kundër covid, vdekjen ia atribuoi shkrimtarit të famshmën.  Në fakt ata të dy mbajnë emra të njëjtë, por bëhet fjalë për shekuj të ndryshëm.

81-vjeçari William Shakespeare, i njohur nga miqtë si Bill mori dozën e tij të parë Pfizer në dhjetor, por vdiq nga një sëmundje këtë javë.

Por gazetarja argjentinase mendoi se bëhej fjalë për dramaturgun e famshëm  anglez William Shakespeare.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ndërroi jetë në vitin 1616./ Gazeta SHQIP

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular