BallinaBotaNë miniera e kooperativa, Korea e Veriut fut në punë të detyruar...

Në miniera e kooperativa, Korea e Veriut fut në punë të detyruar fëmijët jetimë

Jetimët në Korenë e Veriut po përdoren si vullnetarë për të punuar në miniera dhe kooperativat shtetërore. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) që thotë se ka qindra fëmijë të cilët “me mençuri dhe guxim në kulmin e rinisë së tyre” kanë zgjedhur të kryejnë punë vullnetare për shtetin.

Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura, por bazuar në fotot e publikuara ata duket të jenë tejet të jenë në adoleshencë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar prej kohësh Korenë e Veriut për përdorimin e punës së detyruar të fëmijëve, diçka që shteti e mohon.

Të shtunën, një raport i KCNA tha se 700 jetimë ishin bërë vullnetarë për të punuar në fabrika, ferma dhe pyje. Dhe të enjten, po e njëjta agjenci njoftoi se “dhjetëra fëmijë jetimë nxituan për tek kompleksi i minierave të qymyrit në zonën Chonnae për të përmbushur betimin e tyre për të shlyer vetëm një të miliontën e dashurisë që partia tregoi”.

Në shkurt, BBC raportoi mbi pretendimet se të burgosurit e luftës të Koresë së Jugut po përdoren si skllevër në punë në minierat e qymyrit të Koresë së Veriut për të gjeneruar para për regjimin dhe programin e tij të armëve.

Raporti i departamentit të shtetit 2020 të SHBA mbi praktikat e të drejtave të njeriut akuzoi Korenë e Veriut për praktikimin e “formave më të këqija të punës së fëmijëve”. DASH deklaronte se zyrtarët koreanë ndonjëherë dërgojnë nxënës të punojnë “për të ndihmuar në përfundimin e projekteve të veçanta, të tilla si heqja e borës në rrugët kryesore ose përmbushja e qëllimeve të prodhimit”

Në të theksohej se fëmijët e moshës 16 ose 17 vjeç “ishin regjistruar në brigadat rinore të stilit ushtarak për periudha 10-vjeçare” dhe vuanin nga “dëmtime fizike dhe psikologjike, kequshqyerje, rraskapitje dhe probleme të rritjes fizike si rezultat i punës së detyruar të kërkuar “.

Koreja e Veriut ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Në fillim të këtij muaji vendi akuzoi Presidentin e SHBA Joe Biden për një “politikë armiqësore” ndaj Koresë së Veriut, ndërsa ai përgatitet të vërë në punë strategjinë e re të SHBA për t’u marrë me Pyongyangun dhe programin e saj bërthamor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular