BallinaKronikeSherr me thika në Durrës, plagosen dy vëllezër

Sherr me thika në Durrës, plagosen dy vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thika pas një sherri me disa persona të tjerë, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit. Identiteti i personave të plagosur nuk bëhet me dije, as i atyre të përfshirë në këtë sherr.

Dy vëllezërit, 18 dhe 23 vjeç janë shoqëruar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor i ngritur po shqyrton provat në vendin e sherrit, që ka alarmuar banorët e lagjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular