BallinaKronikeAtentati në Tepelenë/Policia: Viktima ndërroi jetë në spital, u qëllua ….

Atentati në Tepelenë/Policia: Viktima ndërroi jetë në spital, u qëllua ….

Policia e Gjirokastrës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Tepelenës, ku mbeti i ekzekutuar shtetasi Çajup Selimi, 45 vjeç. Sipas policisë Selimi ka humbur jetën në spitalin rajonal të Gjirokastrës ndërsa është qëlluar rreth orës 21.15 në qendër të qytetit.

Tepelenë/Informacion paraprak.    

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular