BallinaAktualitetDetaje nga rënia e suvasë te Pediatria, në dhomë ishin dy fëmijë...

Detaje nga rënia e suvasë te Pediatria, në dhomë ishin dy fëmijë të vegjël, komision për të vlerësuar gjendjen e të plagosurit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e fëmijës te Pediatria e Tiranës, pas rënies së suvasë. Burime nga Pediatria i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, se nga rënia e suvasë është plagosur një fëmijë i moshës pediatrike. I njëjti burim tha se në dhomë ka qenë dy fëmijë të moshës pediatrike, ku nga vlerësimi paraprak rezulton se fëmija i plagosur ka dëmtime të lehta. Ndërkohë, është ngritur një komision për vlerësimin e gjendjes së fëmijës. Ngjarja është përjetuar nga familjarët e të vegjëlve, të cilët kanë pësuar traumë. Suvaja ka rënë në katin e tretë të Pediatrisë, në Shërbimin e Pneumologjisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular