BallinaKronikeEkzekutimi/ Ishte goditur disa herë me leva, Çajup Selimi kishte probleme me...

Ekzekutimi/ Ishte goditur disa herë me leva, Çajup Selimi kishte probleme me konkurencën

Viktima e atentatit të sotëm në Tepelenë nuk ishte një personazh i panjohur për drejtësinë.

Çajup Selimi mësohet se ishte pronar i një biznesi në Tepelenë.

Më herët ai ishte dhunuar disa herë dhe ishte paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, kjo pasi ishte goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.

Në dëshminë e tij Selimi në atë kohë tha se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kishin kërcënuar me thika duke e goditur me grushta

Selimi nuk dha në dëshminë e tij arsye pse ishte sulmuar.

Çajupi dhe të afërmit e tij treguan për mediat se kjo ishte një situatë e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që sulmohej në një mjedis publik, por në asnjë rast nuk ka pasur të ndaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular