BallinaKronike"Sherr me grushta, drogë dhe shkelje të..."/ Bien në prangat e policisë...

“Sherr me grushta, drogë dhe shkelje të…”/ Bien në prangat e policisë 8 persona, akuzohen për…

8 persona kanë rënë  prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Tre persona  Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç u arrestuan, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Në Komisariatin numër 2 u bë ndalimi i shtetasit K. T., 23 vjeç për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi me datë 23.05.2021, në rrugën e “Kavajës” ka vjedhur me dhunë një dyqan. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Në Kavajë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. M., 31 vjeç dhe u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B

Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular