BallinaKronikeFOTOT/Kujdes pamjet! Viktima i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, momenti kur...

FOTOT/Kujdes pamjet! Viktima i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, momenti kur ish-prokurori telefonon policinë

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur, nga të shtënat me armë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Viktima është shtetasi Kudret Saliaj, i cili u qëllua për vdekje nga vjehrri i tij, Mexhit Picar. Ndërkohë i plagosur ka mbetur ish-prokurori, Adriatik Cama, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gazeta Shqip ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ku vihet re edhe viktima i shtrirë në tokë dhe avokati i tij, Cama, teksa telefonon policinë për vrasjen.

Kujdes pamjet! Viktima i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, momenti

Nga të dhënat e policisë është bërë e ditur se Saliaj ishte në një proces divorci me bashkëshorten e tij, Dhurata Saliaj. Sot ishte seanca e pestë, ku djali i tyre i madh do të dëshmonte se me cilin prind donte të qëndronte.

Gjykata më herë i kishte caktuar Kudretit kujdestarinë e fëmijëve deri në përfundimin e procesit të gjatë të divorcit. Gjithashtu thuhet se Dhurata ka qenë më herët e arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njëkohësisht mësohet se Kudret Saliaj kishte kërkuar urdhër-mbrojtje nga vjehrri i tij, por kërkesa nuk ishte pranuar.

Kujdes pamjet! Viktima i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, momenti

Kujdes pamjet! Viktima i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, momenti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular