BallinaKryesoreVendimi i Byrosë së Kuvendit/ Gazetarëve u hiqet aksesi në mjediset e...

Vendimi i Byrosë së Kuvendit/ Gazetarëve u hiqet aksesi në mjediset e Kryesisë së Parlamentit

Byroja e Kuvendit në një vendim të fundit u ka hequr aksesin e gazetarëve në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Gjithashtu reporterët do të jenë të kufizuar të marrin intervista dhe prononcime në korridoret e Kuvendit.

Kësisoj reporterët dhe operatorët e mediave do të zëvendësohen me transmetimet e kontrolluara nga Kuvendi.

Vendimi i publikuar në faqen e Kuvendit mban datën 2 qershor dhe ndryshon rregulloren e vitit 2014.

Sipas vendimit gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar punimet e Kuvendit.

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

  1. Te Kryesia e Kuvendit në News Room/ Salla e Gazetarëve, qe ndodhet në katin e pare te godinës,
  1. Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare” thuhet në vendimin.

Përjashtim duket se bëjnë dy mediat RTSH dhe ATSH.

“Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambjente”, thuhet në vendim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular