BallinaKronikeAvokati zbardh detajet e përplasjes mes Camajt dhe ish-dhëndrit: E ruajtën 20...

Avokati zbardh detajet e përplasjes mes Camajt dhe ish-dhëndrit: E ruajtën 20 minuta, psikologes…

Detaje të reja dalin pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë, ku Mexhit Picari qëlloi tetë herë në adresë të ish-dhëndrit të tij, Kudret Saliajt, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, si dhe plagosjen e avokatit mbrojtës, Adriatik Cama.

Sipas dëshmisë së dhënë nga avokati Cama ai ka qenë i ulur në tavolinë e kafenesë së bashku me Saliajn dhe prezent ka qenë edhe psikologia.

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për Neës 24 ka zbuluar detajet mbi këtë konflikt.

Klodi përse prokuroria e akuzon si bashkëpunëtore në vrasje Dhurata Saliajn?

Vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë kërkesën për masë sigurie për babë e bijë të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin vranë Kudret Saliajn dhe plagosën avokatin. Prokurori Braho ka kërkuar arrest me burg për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliajn e cila ishte në proces divorci me viktimën që nga nëntori i vitit të kaluar.

Rezulton sipas prokurorisë se Mexhit Picari dhe vajza e tij që duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, në harkun kohor të 20 minuta kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit përpara se Picari të ulej në të njëjtin lokal me ta para se të qëllonte me 5 plumba Kudret Saliajn.

Fakti që ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit ngre dyshime të forta se e kishin paramenduar vrasjen. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken lëvizjet e avokatit dhe viktimës. në momentin që babë e bijë janë siguruar se janë ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja janë ulur dhe ata dhe sapo kanë porositur Picari është afruar dhe ka qëlluar Saliajn.

Çfarë ka deklaruar avokati?

Avokati ndodhet në Spitalin e Traumës, për sa kohë që nuk i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe duhet të presë 2 javë. Plumbin e ka në anën e djathtë të gjoksit. Nuk ka dhënë një dëshmi të detajuar, por lidhur me momentin e ngjarjes ka folur për disa detaje të rëndësishme. Ai ka thënë se në momentin që është ulur me Saliajn, ka ardhur dhe psikologia e caktuar nga gjykata për të bërë një raport për çiftin. Unë po e lexoja këtë raport psikologjik për fëmijët dhe kam dëgjuar plumbat. Kur kam parë Kudret Saliaj i vrarë dhe psikologes i ka rënë të fikët.

Vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë ka pasur një debat të ashpër mes palëve. Debate që ishin bërë të shpeshta për shkak se Dhurata Saliaj ndodhej në arrest shtëpie, por ajo ishte urdhëruar nga gjykata t’i takonte fëmijët vetëm të shtunën në praninë e psikologes. Mexhit Picari nga ana tjetër deklaronte se ish-dhëndri e kërcënonte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular