BallinaPolitikeKërkesa e PD për perjashtimin e 7 gjyqtarëve për zgjedhjet, Kolegji gjykon...

Kërkesa e PD për perjashtimin e 7 gjyqtarëve për zgjedhjet, Kolegji gjykon veten, PD: Akt i paprecedentë

Partia Demokratike ka reaguar pas padisë së bërë një ditë më parë në Gjykatën Administrative të Apelit për përjashtimin e 7  gjyqtarve të Kolegjit Zgjedhor.

Perfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu në një shënim të shkurtër në facebook akuzon Kolegjin Zgjedhor se ka nisur një shqyrtim të padisë së PD

“Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes)”. “Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”, shkruan Logu.

Nderkohe Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve, ku pretendohet se refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe.

Ja postimi i plotë:

Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore.

ImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular