BallinaBotaLETRA/Biden informon Senatin për urdhrin e ri ekzekutiv. Përfshihet edhe Shqipëria

LETRA/Biden informon Senatin për urdhrin e ri ekzekutiv. Përfshihet edhe Shqipëria

Presidenti amerikan, Joe Biden, me anë të një urdhri ekzekutiv të posaçëm zgjeron fushën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Urdhri i ri rrit kriteret e përcaktimit për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ky urdhër parashikon bllokimin e pronave dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për persona të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, edhe përmes tre elementëve të shtuar së fundmi.

Është e nevojshme të bllokohet prona dhe interesat në pronën e çdo personi që përcaktohet nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, që minojnë proceset demokratike ose institucionet, që minojnë çdo siguri rajonale, paqen, bashkëpunimin ose marrëveshjet e njohjes reciproke ose kuadrin ose mekanizmin e përgjegjësisë, të përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut, ose të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendim.

Lëshimi i këtij urdhri të ri nga kreu i Shtëpisë së Bardhë motivohet me konstatimin se “situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Federatës Socialiste, Republika e Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shtetet e Bashkuara”.

Letra e plotë:

E nderuara Kryetare:

Në zbatim të aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, raportoj se kam lëshuar një urdhër ekzekutiv për të zgjeruar fushën e emergjencave kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të 26 Qershorit 2001, për “Bllokimin e pronës të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor”, ndryshuar me urdhrin ekzekutiv 13304, të 28 majit 2003, (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Urdhri zgjeron fushën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, përfshirë Shqipërinë, dhe rrit kriteret e përcaktimit për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Veprimet që minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengojnë progresin drejt një qeverisje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Prandaj, kam përcaktuar se është e nevojshme të bllokohet prona e çdo personi që përcaktohet nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, se minon proceset demokratike ose institucionet, minon çdo siguri rajonale, paqen, bashkëpunimin ose marrëveshjen e njohjes reciproke, përfshirë abuzime serioze të të drejtave të njeriut, ose përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë departamentet dhe agjencitë ekzekutive janë të drejtuar të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar dispozitat e urdhrit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular