BallinaKronikeFOTO/Makina del nga rruga në Tiranë, përplas një vajzë dhe rrëzon një...

FOTO/Makina del nga rruga në Tiranë, përplas një vajzë dhe rrëzon një pemë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me një pemë dhe duke plagosur një kalimtare.

“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular