Danimarka e humbi ndeshjen përballë Finlandës, por përballë të gjithë asaj drame që u luajt në fushën e lojës me Christian Eriksen rezultati pak rëndësi ka.
Ndihma e shpejtë mjekësore e mbajti ende në jetë Eriksen, por ishte ndërhyrja e shpejtë dhe gjakftohtë e qendërmbrojtësit të Danimarkës, Simon Kjaer ajo që me shumë mundësi i shpëtoi jetën fantazistit të Interit
Kur Christian Eriksen u rrëzua në fushë, Kjær ishte i pari që e ndihmoi atë, duke e kthyer me anën e zemrës lart dhe thirri ekipin mjekësor që të dilte shpejt në fushë.
Më pas, ai udhëzoi shokët e tij të skuadrës që të formonin një rreth barrikadë rreth Eriksen për të penguar filmimet e mëtejshme të kamerave dhe teksa Eriksen po merrte ndihmën mjekësore ngushëlloi bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Belgjikës dhe Rusisë, Romelu Lukaku i dedikoi golin e shënuar në minutën e 10-të të takimit ndaj rusëve me fjalët: “Kris të dua!”.