BallinaAktualitetMë shumë kalime në Kakavijë, në doganat e tjera Greqia shtyn kufizimet...

Më shumë kalime në Kakavijë, në doganat e tjera Greqia shtyn kufizimet deri më…

Ndonëse më të lehtësuara se deri më tani, masat kufizuese greke në kufirin me Shqipërinë do të mbeten në fuqi deri më datë 21 qershor.

Vendimi i fundit i qeverisë greke njofton se është rritur numri i kuotave ditore të personave, që do të kalojnë në Pikën Kufitare në Kakavijë.

Nga data 14 qershor, numri i kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës shtohet nga 400 në 1500 vetë në ditë.

Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë.

Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi deklaron se vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar me autoritetet greke, për përshpejtimin e hapjes përfundimtare të kufijve dhe nisjen e lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular