BallinaBotaSHBA/Të shtëna me armë zjarri. 13 të plagosur, disa në gjendje të...

SHBA/Të shtëna me armë zjarri. 13 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

Të paktën 13 persona mendohet se kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri që tronditën mëngjesin e kësaj të shtunës, qendrën e Austin në Teksas.

Njoftimi bëhet i ditur nga zyrtarët e Teksas.

Policia e qarkut Austin-Travis bëri me dije përmes një postimi në Tëitter se dy prej të plagosurve ishin në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që 6 të tjerë prej tyre janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë për trajtim mjekësor.

Ishte e paqartë se çfarë shkaktoi të shtënat. Policia nuk ka njoftuar ende për ndonjë të dyshuar ose arrestim. Sidoqoftë, ata kanë njoftuar FBI për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes.

Nga ana tjetër dyshohet që një bandë të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, por motivet janë ende të paqarta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular